Vazhdo leximin
⌕ ☆
Ekonomi

Kurti: Mbi 118 mijë biznese të regjistruara në Kosovë

Kryeministri në detyrë flet për zhvillimin ekonomik dhe planet për inovacionin gjatë hapjes së Javës Globale të Ndërmarrësisë 2026.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Gjatë dekadës së fundit në Kosovë janë regjistruar mbi 118 mijë biznese, ndërsa eksporti i shërbimeve kompjuterike, informative dhe telekomunikuese arriti në rreth 400 milionë euro vitin e kaluar. Këto shifra u bënë të ditura nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në hapjen e Javës Globale të Ndërmarrësisë 2026, ngjarje kjo e organizuar nga Qendra e Kosovës për Inovacion nën patronatin e Zyrës së Kryeministrit.

Kurti: Mbi 118 mijë biznese të regjistruara në Kosovë
Foto: tvprizreni.net

Kurti theksoi se eksporti i shërbimeve të teknologjisë u rrit për 14 për qind krahasuar me një vit më parë. «Përveçse e rëndësishme për ekonominë dhe rritjen e saj, ndërmarrësia është mundësia që njeriu të jetojë nga dija dhe puna e vet», u shpreh ai, duke shtuar se synimi për vitet e ardhshme mbetet një ekonomi që prodhon dhe eksporton më shumë.

Gjatë fjalës së tij, kreu i ekzekutivit në detyrë paralajmëroi themelimin e Fondit për Inovacion dhe funksionalizimin e Agjencisë për Inovacion dhe Ndërmarrësi. Sipas tij, vëmendje e veçantë do t'i kushtohet përfshirjes së grave dhe vajzave në këtë fushë, si dhe integrimit të vendit në programet evropiane të kërkimit shkencor.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Ferizaj 25 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Si e bëjmë listën

Përditësuar

  1. Aksidenti në Malin e Zi: Djali i Elvis Mulliqit në gjendje kritike

    46% e leximeve arrijnë 75% të artikullit kronike

  2. Ish-polici kufitar i Kosovës vdes në një aksident trafiku në Malin e Zi

    20% e leximeve arrijnë 75% të artikullit kronike

Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme