Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Politikë

Pse e kujton Kurti Idriz Gucatin si simbol të rezistencës në 1998?

Kryeministri në detyrë vizitoi familjen e dëshmorit në Prizren, duke rikujtuar refuzimin e tij të tërheqjes nga forcat serbe më 2 gusht 1998.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

PRIZREN — Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka kujtuar dëshmorin Idriz Bajram Gucati në përvjetorin e rënies së tij, duke vizituar familjen e tij në Prizren. Në një postim në Facebook, Kurti rikujtoi ngjarjen e 2 gushtit 1998, kur Gucati, i lajmëruar përmes radiolidhjes se forcat serbe kishin rrethuar fshatin Jabllanicë, kishte refuzuar të tërhiqej.

Pse e kujton Kurti Idriz Gucatin si simbol të rezistencës në 1998?
Foto: Wikimedia Commons

"Pa shkel në trup temin, nuk munden me shkel në fshat brenda" — Kurti citoi fjalët e dëshmorit të transmetuara nga dëshmitarët, duke vlerësuar vendimin e tij si "heroik dhe patriotik". Gucati ra në ballë të luftës së UÇK-së në mbrojtje të Kosovës.

Kurti kujtoi po ashtu masakrimin e Azë Zekë Brahimajt dhe nënës së saj 95-vjeçare nga forcat serbe në të njëjtën ditë, duke i cilësuar si "krime makabre që nuk do të harrohen kurrë". Ai theksoi se pa dëshmorët e kombit "nuk kishte ndodhë çlirimi i Kosovës, pa të cilën nuk kishte ndodhë intervenimi i NATO-s".

Burim: Zëri
— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Bregu i Diellit 1 Prishtinë 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme