Kurti fton avokatët në Francë të bëhen prokurorë në Kosovë
Kryeministri Albin Kurti ka takuar mërgatën në Paris dhe ka bërë thirrje për angazhimin e profesionistëve nga diaspora në institucione.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Paris ka zhvilluar një takim me një grup shtetasish kosovarë që jetojnë dhe veprojnë në Francë. Gjatë këtij bashkëbisedimi, kreu i ekzekutivit ka folur mbi nevojën e një bashkëpunimi më të madh me mërgatën dhe kontributin e saj në institucionet e vendit, duke u bërë thirrje profesionistëve nga diaspora që të kthehen dhe të angazhohen.
Kurti ka përmendur konkretisht sistemin e drejtësisë, duke u drejtuar avokatëve që jetojnë në shtetin francez me ftesën për t'u bërë prokurorë në Kosovë. «Nëse dikush prej jush është avokat këtu, unë shumë do të kisha qenë i interesuar që të vijë e të bëhet prokuror në Kosovë», ka deklaruar ai.