Kurti dikur premtonte kthimin e Blakajt, ish-prokurori vepron në SHBA
Ish-prokurori Elez Blakaj, të cilin Albin Kurti premtonte ta kthente në Kosovë dhe ta bënte kryeprokuror, jeton dhe punon në SHBA.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Gjatë kohës sa ishte në opozitë, Albin Kurti përsëriste shprehjen «Le të ecë Lumezi, që të kthehet Elezi». Në fushatën zgjedhore të vitit 2019, lideri i atëhershëm i Vetëvendosjes premtonte kthimin në Kosovë të ish-prokurorit Elez Blakaj, i cili ishte larguar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës pas kërcënimeve me të cilat ishte përballur.
Kurti kishte paralajmëruar se Blakaj do të emërohej në krye të Prokurorisë së Shtetit, duke pretenduar se askush nuk do të guxonte ta kërcënonte gjatë qeverisjes së tij. Megjithatë, ish-prokurori vazhdon karrierën profesionale në SHBA dhe merret me shitjen e dhënien me qira të pronave të paluajtshme në kuadër të kompanisë «JB Goodwin Realtors», ku prezantohet me emrin profesional «Eli Z».
Në biografinë e publikuar në faqen e kompanisë, ai ka treguar për rrugëtimin e tij profesional dhe arsimimin, duke përfshirë studimet në Fakultetin Juridik dhe gradën master në Drejtësi Penale të marrë në Universitetin Wake Forest, në Karolinën e Veriut.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar



