Zhurma Press E Enjte · 24 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Moti Rryma Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 10:45 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 07:00 · Mëngjesi
ZHURMA
Sport KOS

Ku po transferohet Amir Shaipi pas pesë vitesh në Lugano?

Portieri kosovar ka arritur marrëveshje me Amed SK, skuadër që sapo u ngjit në Superligën e Turqisë.

Redaksia ZHURMA 22:56 1 min lexim
Ku po transferohet Amir Shaipi pas pesë vitesh në Lugano?
FOTO · Foto: Kohlemat / wikimedia (CC BY-SA) Arkivi ZHURMA

LUGANO — Portieri i Kombëtares së Kosovës, Amir Shaipi, duket se po i jep fund pesë viteve të tij me Lugano-n zviceran. 25-vjeçari, i cili u bashkua me klubin nga Schaffhausen-i në vitin 2021, regjistroi gjithsej 180 paraqitje me fanellën bardhezi, duke fituar edhe Kupën e Zvicrës me fitoren 4-1 ndaj St. Gallenit në maj të vitit 2022.

Largimi i tij u bë i pashmangshëm pasi Lugano-ja vendosi ta transferojë përfundimisht David von Ballmoos-in, portieri zviceran që erdhi në huazim sezonin e kaluar dhe mori rolin e titullarit. Pavarësisht rolimit të kufizuar, Shaipi grumbulloi 28 paraqitje gjatë sezonit të fundit.

Sipas gazetarit turk Resat Can Ozbudak, Shaipi ka arritur marrëveshje me Amed SK, skuadër që sapo siguroi ngjitjen në Superligën e Turqisë. Nëse transferimi finalizohet, kjo do të jetë aventura e parë e portierit kosovar jashtë kampionatit zviceran, ku pritet të rikthehet si titullar i padiskutueshëm.

Burim: Telegrafi
— Redaksia ZHURMA

Komentet