Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën për seancën e radhës
Kryesia e Kuvendit të Kosovës mblidhet të hënën në orën 11:00 për të caktuar rendin e ditës së seancës plenare.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë mbledhjen e radhës të hënën, më 2 nëntor, duke filluar nga ora 11:00, në sallën C-301, ku do të shqyrtohet propozimi për rendin e ditës të seancës plenare.
Në mesin e pikave të propozuara janë tri projektligje që pritet të kalojnë në lexim të parë, duke përfshirë atë për Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, Projektligjin për Regjistrimin e Bujqësisë, si dhe Projektligjin për Inspektoratin Qendror të Bujqësisë, Sigurisë Ushqimore, Veterinës dhe Pylltarisë.
Gjithashtu, agjenda parasheh shqyrtimin e Raportit të Auditorit të Përgjithshëm lidhur me auditimin e Buxhetit të Kosovës për vitin 2025, si dhe propozimet nga grupet parlamentare të LVV-së, PDK-së dhe Listës Serbe për zëvendësimin apo emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.