Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kronikë

Çfarë u diskutua në takimin mes kryeprokurorit të Prizrenit dhe OSBE-së?

Kryeprokurori Petrit Kryeziu priti përfaqësuesit e OSBE-së për të diskutuar zbatimin e projektit rajonal për monitorimin e rasteve të korrupsionit.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

PRIZREN — Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, ka pritur në një takim pune Dr. Eoin B. Healy, konsulent vlerësues të Misionit të OSBE-së në Kosovë. Në këtë takim mori pjesë edhe Arita Gërxhaliu-Rama, zyrtare kombëtare për monitorim në projektin kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Çfarë u diskutua në takimin mes kryeprokurorit të Prizrenit dhe OSBE-së?
Foto: Wikimedia Commons

Gjatë këtij bashkëbisedimi u diskutua për çështje të rëndësishme që ndërlidhen me luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Vëmendje e veçantë iu kushtua trajtimit të rasteve specifike të korrupsionit, rritjes së transparencës institucionale si dhe forcimit të llogaridhënies në drejtësi.

Bashkëbiseduesit shqyrtuan zbatimin e Projektit Rajonal për Monitorimin e Gjykimeve në fushën e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Gjithashtu, u analizua ndikimi që ky projekt ka në forcimin e mëtejshëm të sundimit të ligjit, si dhe raporti me rekomandimet e hartuara në kuadër të tij.

Në takim u vlerësua se monitorimi i proceseve gjyqësore rrit besimin e publikut në sistemin e drejtësisë. Kryeprokurori Kryeziu falënderoi përfaqësuesit e OSBE-së për mbështetjen e vazhdueshme dhe ritheksoi përkushtimin e prokurorisë për forcimin e sundimit të ligjit dhe zbatimin e standardeve më të larta.

Burim: IndeksOnline
— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Brezovicë 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme