Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

KRU “Prishtina”: Ndërprerja e rrymës lë pa ujë disa zona

Disa zona mbeten pa furnizim me ujë si pasojë e ndërprerjes së energjisë elektrike në zonën e Banullës dhe Konjuhit.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

PRISHTINË — Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se disa zona do të përballen me mungesë të furnizimit me ujë për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike. Sipas njoftimit, ndërprerja e rrymës nga KOSTT/KEK-u në zonën e Banullës dhe Konjuhit, ku ndodhet stacioni i pompimit të KRU-së, ka bërë që pompat të dalin jashtë funksionit.

KRU “Prishtina”: Ndërprerja e rrymës lë pa ujë disa zona
Foto: klankosova.tv

Si pasojë e kësaj situate, pa ujë të pijshëm do të mbesin konsumatorët në zonën e QMI-së, Janjevës me rrethinë, si dhe Gadimes me rrethinë. KRU “Prishtina” ka bërë të ditur se për momentin ende nuk ka informacione lidhur me arsyen e ndërprerjes së energjisë elektrike, ndërsa ka njoftuar se sapo të ketë informacione të reja dhe të rikthehet furnizimi, konsumatorët do të njoftohen me kohë.

Lexo edhe

Më shumë →

Kjo histori — 3 zhvillime

  1. 12 tetor KRU Prishtina: Dy fatura të papaguara llogariten borxh
  2. 1 nëntor KRU Prishtina: Ndërpritet uji në Gadime për shkak të një defekti
  3. 9 nëntor KRU “Prishtina”: Ndërprerja e rrymës lë pa ujë disa zona · ky artikull
Facebook WhatsApp X
LIVE Brezovica 2 Brezovicë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme