Zhurma Press E Mërkurë · 26 Gusht 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 12:32 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 07:00 · Mëngjesi
ZHURMA
Kronikë e zezë KOS

Pse rrisin ushtarët kroatë në KFOR?

Kroacia planifikon të rrisë numrin e ushtarëve nga 130 në 200, duke e bërë këtë në kohën kur mendohet për zvogëlimin e numrit të përgjithshëm të ushtarëve në mision

Redaksia ZHURMA 18:24 Përditësuar 18:01 1 min lexim
Pse rrisin ushtarët kroatë në KFOR?
FOTO · Ilustrim · Davos - Police Patrol (5397373119) (CC BY 2.0) / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

— PRISHTINË — Kroacia do ta rrisë numrin e ushtarëve pjesëmarrës në Misionin e NATO-s në Kosovë – KFOR, ka konfirmuar në Ankara ministri i Mbrojtjes i Kroacisë, Ivan Anushiq. Ministri kroat Anushiq i bëri këto deklarata gjatë Samitit të NATO-s në kryeqytetin turk, Ankara, shkruan Anadolu, transmeton Dukagjini.

“Planifikojmë të rrisim numrin e ushtarëve kroatë në 200, aq sa lejon vendimi i Saborit (Kuvendit të Kroacisë)”, ka thënë Anushiq. Kroacia në kuadër të KFOR-it aktualisht ka rreth 130 trupa.

Anushiq, sipas mediave kroate, ka thënë se ky plan i Kroacisë vjen në kohën kur po mendohet për zvogëlimin e numrit të përgjithshëm të ushtarëve në KFOR. Sipas tij, planifikimi për të rritur numrin e ushtarëve në Kosovë në këtë mision dëshmon se Kroacia e konsideron stabilitetin në Evropën Juglindore si një çështje kyçe të sigurisë.

“Unë gjithmonë nënvizoj rëndësinë e stabilitetit të Ballkanit Perëndimor dhe nevojën që NATO të jetë fuqishëm e pranishme në atë hapësirë”, ka thënë Anushiq.

Disa javë më parë, NATO-ja njoftoi se do ta zvogëlojë praninë e trupave në Misionin e KFOR-it si rezultat i përmirësimit të situatës së përgjithshme të sigurisë në Kosovë. Rritja e pranisë së NATO-s kishte ndodhur pas dhunës që kishte shpërthyer në veri të Kosovës.

Burim: Gazeta Dukagjini, www.dukagjini.com

— Redaksia ZHURMA

Komentet