Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

KPK-ja nuk e miraton raportin e Isufajt për punën e PSRK-së

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka refuzuar miratimin e raportit të punës të Prokurorisë Speciale për vitin 2025.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), pas përfundimit të raportimit të kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufajt, ka refuzuar miratimin e raportit të punës për këtë prokurori për vitin 2025.

Foto: gazetametro.net / gazetametro.net
Foto: gazetametro.net / gazetametro.net

Anëtarët e KPK-së, me katër vota kundër, nuk e miratuan këtë raport. Paraprakisht, anëtari Visar Krasniqi deklaroi se në pyetjet që ka paraqitur ndaj kryeprokurorit Isufaj nuk ka gjetur përgjigje, sidomos te pjesa e zbatimit për ndarjen elektronike të lëndëve, duke paralajmëruar se do të njoftojë Kryeprokurorin e Shtetit. Kundër votuan edhe Dardan Vuniqi, Elza Bajrami-Kastrati dhe Arlinda Muqa.

Ndërkaq, për miratim votuan kryesuesi Arian Gashi, kryeprokurori i Shtetit Zejnullag Gashi dhe anëtari Milot Krasniqi. Kryesuesi Gashi njoftoi se bazuar në rregullore, raporti i kthehet Isufajt pasi nuk mori miratimin në Këshill, kurse Sekretariati i KPK-së do të obligohet për pjesën që duhet të publikohet në ueb-faqe.

Facebook WhatsApp X
LIVE Bazhderhane, Prizren 23 kamera →

Lexo edhe

Më shumë →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme