Kronikë e zezë
KOS
Si do të jetë moti sot në Kosovë pas rrebesheve dhe vetëtimave?
Instituti Hidrometeorologjik paralajmëron zhvillime konvektive që do të fuqizohen pasdite, me rrezik shtrëngatash të izoluara.
Redaksia ZHURMA
07:20
Përditësuar 16:07
1 min lexim
PRISHTINË — Sot në Kosovë pritet mot jo-stabil, me diell dhe vranësira lokale. Gjatë ditës do të ketë zhvillime konvektive që do të fuqizohen pasdite, duke gjeneruar rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.
Në disa rajone mund të ketë shtrëngata të fuqishme të izoluara, të cilat mund të vazhdojnë edhe gjatë orëve të natës. Temperaturat do të lëvizin nga 12 deri në 27 gradë Celsius.
Burim: Gazeta Express
— Redaksia ZHURMA