Zhurma Press E Mërkurë · 19 Gusht 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
Lajmi i fundit · 22:47 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 19:00 · Mbrëmja
ZHURMA
Kronikë e zezë KOS

Sa kosovarë u arrestuan në kufirin me Serbinë për 8 vite?

Osman Selmani u ndal në Mutivodë, ndërsa veteranët kërkojnë që mërgimtarët ta shmangin këtë rrugë.

Redaksia ZHURMA 08:15 Përditësuar 18:18 1 min lexim
Sa kosovarë u arrestuan në kufirin me Serbinë për 8 vite?
FOTO · Ilustrim · Moscow. Police car, Okhotny Ryad-Mokhovaya (CC BY 4.0) / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

MUTIVODË — Me një korrik u arrestua Osman Selmani në pikëkalimin kufitar në Mutivodë. Për të u caktuan 30 ditë paraburgim me akuza pothuajse të njëjta që përdor Serbia ndaj kosovarëve për tetë vite. Ndonëse ky i fundit nuk ishte as ushtar i UÇK-së siç deklaruan institucionet atje, Organizata e Veteranëve të Luftës sqaroi se Selmani nuk rezulton të ketë qenë pjesë e UÇK-së.

Në tetë vite, Serbia i ndaloi 15 kosovarë me akuza pothuajse të njëjta. Gazmend Syla, nënkryetar i OVL-UÇK-së, thotë se qasja e Serbisë ndaj kosovarëve s'ka ndryshuar ndër vite. Veteranët bëjnë thirrje për të gjithë bashkëatdhetarëve që ta shmangin këtë rrugë, sidomos gjatë korrikut e gushtit kur numri i mërgimtarëve rritet dukshëm.

Sipas ekspertit të sigurisë Drizan Shala, migrantët kosovarë mund të jenë cak i veçantë i shtetit të Serbisë. Strukturat e sigurisë të Serbisë kanë mbledhur të dhëna për persona që kanë kaluar më herët në territorin e Serbisë dhe kanë krijuar dosjet e tyre.

Televizioni ka kërkuar të marrë një qëndrim edhe nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës lidhur me këtë çështje, por ata nuk kanë kthyer përgjigje.

Burim: IndeksOnline
— Redaksia ZHURMA

Në EnciklopediUshtria Çlirimtare e Kosovës: nga malet e Drenicës te çlirimi krah NATO-sLexo zërin →
Komentet