Vazhdo leximin
⌕ ☆
Sport

Kosova ngjitet në vendin e dytë pas barazimit me Izraelin

Përfaqësuesja e Kosovës ka barazuar pa gola ndaj Izraelit në stadiumin „Fadil Vokrri“, duke siguruar një pikë të rëndësishme në Ligën e Kombeve.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Kombëtarja e Kosovës ka barazuar pa gola, 0:0, në përballjen me Izraelin të zhvilluar në stadiumin „Fadil Vokrri“ në Prishtinë, në kuadër të Ligës së Kombeve. Me këtë pikë të fituar, Dardanët kanë avanuar në kuotën e gjashtë pikëve dhe renditen në vendin e dytë të grupit, ndërsa Izraeli mbetet me tri pikë në pozitën e fundit. Ndeshja solli disa raste shënimi për Kosovën, ku Kreshnik Hajrizi rrezikoi në minutën e tretë dhe Edon Zhegrova provoi nga zona, ndërsa Milot Rashica tentoi nga distanca në minutën e 17-të. Rasti më i mirë erdhi në minutën e 41-të, kur Lindrit Kamberi goditi transversalen me kokë në debutimin e tij me fanellën e Kosovës, pas një harkimi nga Veldin Hoxha. Gjatë pjesës së dytë, përzgjedhësi Franco Foda bëri zëvendësime duke inkuadruar Fisnik Asllanin në vend të Vedat Muriqit dhe Baton Zabërgjën në vend të Milot Rashicës. Kosova u detyrua të luajti me dhjetë futbollistë për rreth 25 minutat e fundit, pasi mesfushori Veldin Hoxha u përjashtua nga loja në minutën e 66-të pas ndëshkimit me kartonin e dytë të verdhë. Në ndeshjen e radhës, Kosova do të përballet me Irlandën.

Kosova ngjitet në vendin e dytë pas barazimit me Izraelin
Foto: opoja.net

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Fushë Kosova Fushë Kosovë 24 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme