Foda paralajmëron befasi në listë dhe konfirmon mungesat për Izraelin
Përzgjedhësi i Kosovës ka folur para ndeshjes me Izraelin, ndërsa mbrojtësi Dion Gallapeni ka vlerësuar atmosferën pozitive në kampin e Dardanëve.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim
Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka paralajmëruar mundësinë e ndonjë befasie në listë me ftesën e ndonjë lojtari tjetër, ndërsa ka konfirmuar mungesat e Ermal Krasniqit dhe Lumbardh Dellovës para ndeshjes kundër Izraelit. Në konferencën për media, Foda u shpreh se skuadra është e gatshme dhe se vendimet për formacionin nuk varen vetëm nga lëndimet, por nga idetë dhe plani i lojës, ndërkohë që ndeshja do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 15:00.
Krah përzgjedhësit, mbrojtësi i majtë Dion Gallapeni vlerësoi se lojtarët e rinj kanë sjellë energji pozitive brenda grupit dhe se intensiteti në stërvitje ka qenë i lartë për shkak të rëndësisë së dy sfidave të radhës. Pas përballjes me Izraelin, Përfaqësuesja e Kosovës do të udhëtojë drejt Dublinit për të zhvilluar ndeshjen e radhës kundër Irlandës.