Zhurma Press E Mërkurë · 16 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 20:33 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 19:00 · Mbrëmja
ZHURMA
Sport KOS

Kosova mposht Serbinë në golf — 2-1 në Maltë

Fitore historike në arenën evropiane me rezultat 2-1

Redaksia ZHURMA 18:58 1 min lexim
Kosova mposht Serbinë në golf — 2-1 në Maltë
FOTO · Foto: Malta and Gozo (Copernicus 2024-07-10) / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

VALETË — Kosova ka shënuar një fitore të madhe në skenën ndërkombëtare të golfit, duke mposhtur Serbinë me rezultat 2-1 në kuadër të garës "European Men’s Team Shield 2026". Ndeshja e zhvilluar në Royal Malta Golf Club u karakterizua me rivalitet të fortë dhe performancë të lartë nga ekipi i Kosovës, të cilët arritën të triumfojnë pas një paraqitjeje met disiplinë dhe vendosmëri deri në fund.

Federata e Golfit e Kosovës e ka cilësuar këtë sukses si një arritje të rëndësishme për sportin e golfit në vend, duke theksuar se ekipi dëshmoi cilësi, përkushtim dhe besim në vetvete në çdo moment të garës. "Një fitore e madhe, e merituar dhe plot karakter! Një histori e posa filluar! Djemtë tanë treguan zemër, disiplinë dhe cilësi, duke luftuar deri në fund për çdo pikë", shkroi federata.

Kjo fitore konsiderohet si një hap i rëndësishëm drejt rrugës ndërkombëtare të Kosovës në këtë sport, i cili vitet e fundit po shënon rritje të vazhdueshme dhe pjesëmarrje në gara evropiane.

Burim: RTV21 — Redaksia ZHURMA

Komentet