Pse po futet Kosova në krizë të panevojshme?
Kryetari i Aleancës Ardian Gjini thotë se partia fituese e zgjedhjeve nuk ka një ide të madhe për Kosovën
— Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka folur për zhvillimet e fundit politike në vend. Ai ka deklaruar se Kosova po përballet me një situatë të komplikuar pa asnjë nevojë, duke bërë thirrje për gjetjen e një zgjidhjeje që shmang shkuarjen e sërishme në zgjedhje. Gjini ka prezantuar propozimin prej gjashtë pikave të Aleancës si rrugëdalje nga kjo krizë.
Sipas Gjinit, problemi kryesor i udhëheqjes aktuale është mungesa e një projekti apo ambicieje të madhe që shkon përtej interesave partiake. Ai ka bërë një krahasim me të kaluarën, kur partitë arrinin kompromise sepse kishin synime më të larta se pushteti.
Kreu i Aleancës kritikoi partinë fituese të zgjedhjeve për qasje totalizuese dhe mungesë të ideve shtetformuese. “Partia që i ka fitu zgjedhjet nuk e ka një ide të madhe e cila është përtej partisë ose liderit. Sot nuk ka një cak të tillë, një ambicie të tillë. Ambicia është vetëm me kontrollu gjithçka. Për partinë politike që i ka fitu zgjedhjet gjëja më e rëndësishme është a e kontrollon kryeministri presidentin, edhe kaq,” u shpreh Gjini.
Në përmbyllje, Gjini bëri të ditur se Aleanca po punon për të ofruar një alternativë konkrete për të ardhmen e qytetarëve. “Ne në Aleancë po e definojmë cakun e Kosovës në mënyrë që qytetarët e Kosovës me e pas një rrugë përpara, me e ditë ku po dojnë me shku, ku po dojmë me mbërri si vend. Cilat janë qëllimet tona, në mënyrë që me i mbërri ato fillimisht,” ka përfunduar Gjini.
Burim: Zëri, Zëri
— Redaksia ZHURMA




Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr për me e thanë mendimin.