Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆

Kosova i tha JO familjes Geci!

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Nipi dhe axha, Fatos dhe Fadil Geci, dytë provuan të bëhen deputetë në zgjedhjet e 7 qershorit.

Kosova i tha JO familjes Geci!
<span style="white-space: pre-wrap;">Fatos dhe Fadil Geci</span> Foto: Fatos dhe Fadil Geci

Të dytë dështuan! Fatosi tentoi që me VV-në të zgjidhej deputet, por nuk i mori votat e mjaftueshme, ndonëse shumëkush i VV-së u bë deputet!

Njëjtë dështoi edhe axha i tij, Fadil Geci, i cili garoi me Lidhjen Demokratike të Kosovës, por mbeti jashtë pragut!

Fatosi mori më shumë vota se axha i tij, gjithsej 9.461, por këto nuk ishin të mjaftueshme që ai të fitonte ulësen e deputetit, siç e kishte fituar në mandatin e kaluar, në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Ndërsa, Fadil Geci mori besimin e 5.960 votuesve, duke mos u rreshtuar në mesin e kandidatëve që siguruan ulësen e deputetit të LDK-së.

Ky është mesazhi i popullit të Kosovës: Nuk e duam familjen Geci nga Llausha në Kuvendin e Kosovës

Lexo edhe: Lidhja Demokratike e Kosovës: partia që u bë shtet në hije — eksponati i plotë.

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Qendra e Prizrenit 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme