Vazhdo leximin
⌕ ☆
Politikë

Kos: Kam bërë katër mijë kilometra me makinë në Shqipëri

Komisionerja për Zgjerimin e BE-së ndan eksperiencat e pushimeve dhe flet për integrimin.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos, gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian, ndau eksperiencat personale nga udhëtimet në vend. Ajo u ndal te procesi i anëtarësimit duke theksuar se rrugëtimi nuk është linear dhe ka luhatje, por synimi mbetet i njëjtë. «Jemi këtu për t’iu dëgjuar, nuk pres që 100% e të gjithëve të bien dakord për një gjë. Por edhe kur nuk bien dakord ti diskutojmë dhe të bëhemi bashkë. Ky është angazhim im dhe unë jam më se e gatshme që ta përmbush këtë vitin e ardhshëm», u shpreh ajo.

Kos: Kam bërë katër mijë kilometra me makinë në Shqipëri
Foto: javanews.al
Video · YouTube ↗

Gjatë fjalës së saj, zyrtarja e BE-së tregoi se ka kaluar pushimet e Pashkëve bashkë me bashkëshortin në Shqipëri pa njoftuar askënd. Ajo shtoi se ka udhëtuar katër mijë kilometra me makinë deri në Theth dhe se nuk ka përjetuar vende më të bukura apo njerëz më të mirë, duke u ndjerë e sigurt në çdo çast.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Pejton, Prishtinë 24 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

  1. Azemi: Jon Sadiku më kërcënoi dhe organizoi mashtrimin me leukeminë

    50% e leximeve arrijnë 75% të artikullit kronike

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme