Kuvendi i Vitisë mbledhje për teatrin dhe obligimet financiare
Kuvendi Komunal i Vitisë ka mbajtur mbledhjen e njëmbëdhjetë të rregullt, duke shqyrtuar emërtimin e teatrit dhe çështje të tjera komunale.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Kuvendi Komunal i Vitisë ka mbajtur mbledhjen e njëmbëdhjetë të rregullt, ku janë trajtuar çështje të rëndësishme për zhvillimin komunal, planifikimin urban, sigurinë në bashkësi dhe obligimet financiare. Gjatë kësaj seance është shqyrtuar propozimi për emërtimin e sallel së teatrit në Viti me emrin «Jakup Jahiri», si dhe caktimi i lokacionit për varrezat në zonën kadastrale të Kabashit. Kuvendarët kanë diskutuar gjithashtu për Planin e Punës së Kuvendit Komunal për vitin 2027, heqjen e kalldrëmit dhe asfaltimin e rrugës «UÇK» në Viti, si dhe shqyrtimin e memorandumit të mirëkuptimit me Qendrën për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve «Liria» në Gjilan.
Vëmendje e veçantë gjatë mbledhjes iu kushtua obligimeve financiare dhe vonesave disamujore në pagesat e punëtorëve të angazhuar përmes kontratave komunale me kompanitë Kosovamed, Caritas dhe Topalli. Po ashtu, u diskutua rishqyrtimi i ligjshmërisë së vendimit për Projekt-Hartën Zonale Komunale të Vitisë për periudhën 2026–2034, si dhe çështje të administrimit të pronës komunale para se seanca të përmbyllej me pyetje dhe përgjigje nga anëtarët e Kuvendit.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar


