Vazhdo leximin
⌕ ☆
Sport

Kompany: Bayerni synon ta fitojë Championsin

Kompany e tha haptas nga Hong Kongu, ku bavarezët po përgatiten për edicionin e ri.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

HONG KONG — Vincent Kompany e ka bërë publik për herë të parë synimin e Bayernit: ta fitojë Ligën e Kampionëve në edicionin e ardhshëm. Trajneri belg foli nga Hong Kongu, ku bavarezët po qëndrojnë në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri.

Kompany: Bayerni synon ta fitojë Championsin
Foto: FC Bayern Munich, Allianz Arena Stadium 04 / Wikimedia Commons

“Tani mund t’iu them atë që nuk do ta them më gjatë edicionit. Në këtë pikë, do të thosha që synimi ynë është ta fitojmë Ligën e Kampionëve. Ne duam ta fitojmë Ligën e Kampionëve, nuk ka dyshime për këtë”, ka thënë Kompany.

“Kicker” shkruan se është e logjikshme që Bayerni synon Championsin, por vëren se Kompany nuk e kishte thënë më parë haptas. “Gjatë edicionit do t’u them që duhet të koncentrohemi në ndeshjen e ardhshme, pasi nuk mund ta fitosh Championsin në shtator apo tetor”, ka shtuar ai.

Burim: Koha.net
— Redaksia ZHURMA

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Brod, Dragash 23 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Më të lexuarat sot

Përditësuar

Nuk ka ende mjaft të dhëna të pastra për këtë listë. Rikthehu pas pak.

Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme