Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Klestor Veseli: Vendimi ndaj Thaçit është pështyrje në fytyrë ndaj ligjit

Klestor Veseli ka reaguar përmes një postimi në Instagram pas vendimit të fundit të Dhomave të Specializuara ndaj Hashim Thaçit.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 2 min lexim

Klestor Veseli, djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, ka reaguar përmes rrjetit social Instagram pas vendimit të fundit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi. Veseli e ka cilësuar këtë vendim si instrumentalizim të drejtësisë dhe përpjekje për diskreditimin e figurave historike dhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. «Një pështyrje në fytyrë ndaj sundimit të ligjit. Një instrumentalizim dhe përdorim i drejtësisë si armë për diskreditimin e një figure historike dhe UÇK-së që ai përfaqëson», ka shkruar ai në postimin e tij, duke shprehur hapur pakënaqësinë ndaj zhvillimeve gjyqësore.

Klestor Veseli: Vendimi ndaj Thaçit është pështyrje në fytyrë ndaj ligjit
Foto: zhurnal.mk

Veseli u ka bërë thirrje institucioneve shtetërore të Kosovës që të reagojnë dhe të kërkojnë përfshirjen e mekanizmave ndërkombëtarë për situatën në Hagë. «Është urgjente që shteti t’i inkurajojë institucionet ndërkombëtare të kthejnë sytë në atë që po ndodh në Hagë dhe kjo përdhosje që po i bëhet të vërtetës dhe të drejtës nga ajo gjykatë, të dënohet», ka deklaruar ai, duke kërkuar angazhim institucional lidhur me vendimin e fundit.

Siç raportoi Zhurma më 22 tetor 2026, ekipi mbrojtës i Kadri Veselit në Hagë ndërpreu kontratat e dy avokateve, ku avokati kryesor Rodney Dixon vendosi largimin e Annie O’Reilly dhe Kerrie Ann Rowan para nisjes së procedurave në Apel.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Ortakoll: Wesley Clark, Prizren 19 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

  1. KEDS: Ndërprerje të rrymës të mërkurën për shkak të punimeve

    27% e leximeve arrijnë 75% të artikullit kronike

  2. Arrestohet i dyshuari për vrasjen në Suharekë

    36% e leximeve arrijnë 75% të artikullit kronike

Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme