Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Kilaj: Procesi ndaj nesh ishte politik, dënimi i shokëve i pabazë

Isni Kilaj deklaron pas lirimit se procesi ishte i padrejtë që nga fillimi, ndërsa flet edhe për takimin me ish-presidentin Hashim Thaçi në Hagë.

Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim

Isni Kilaj u shpall i pafajshëm nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë lidhur me rastin për pengim të drejtësisë, ku u dhanë dënime edhe për ish-presidentin Hashim Thaçi dhe katër të tjerë. Thaçi u dënua me 17 muaj burgim, Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu u dënuan me nga 12 muaj burgim secili, kurse Hajredin Kuçi mori një muaj burgim me kusht.

Kilaj: Procesi ndaj nesh ishte politik, dënimi i shokëve i pabazë
Foto: epokaere.com
Video · Kallxo.com · YouTube ↗

Pas shpalljes së aktgjykimit, Kilaj deklaroi se i gjithë procesi gjyqësor nuk ka qenë dashur të fillonte fare dhe e cilësoi atë si të padrejtë dhe të motivuar politikisht. «Fatkeqësisht që vetëm unë jam liru. Ky proces nuk do të duhej të duhej të fillonte fare, sepse e konsideroj që ka qenë dhe është i padrejtë që nga fillimi i nisjes së tij», u shpreh ai, duke shtuar se edhe veten e konsideron të dënuar për shkak të periudhës së kaluar nën masa të rrepta. Sipas tij, gjatë kësaj kohe ka pasur presion të madh për të pranuar fajësinë, ndërsa të dënuarit e tjerë mbeten të bindur në pafajësinë e tyre.

Gjatë paraqitjes së tij, ai tregoi gjithashtu se kishte arritur të takonte ish-presidentin Thaçi për pak minuta nën prezencën e rreptë të gardianëve, duke vlerësuar se qëndrimi i tij mbetet dinjitoz.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Bregu i Diellit 2 Prishtinë 19 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

  1. KEDS: Ndërprerje të rrymës të mërkurën për shkak të punimeve

    27% e leximeve arrijnë 75% të artikullit kronike

  2. Arrestohet i dyshuari për vrasjen në Suharekë

    36% e leximeve arrijnë 75% të artikullit kronike

Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme