Kelly Osbourne tërheq vëmendjen me transformimin në Londër
Kelly Osbourne u shfaq me flokë të gjatë të kuq dhe fustan blu në ceremoninë e çmimeve Rolling Stone UK Awards në Londër.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Kelly Osbourne ka tërhequr vëmendjen e të pranishmëmve me një transformim të dukshëm në pamjen e saj, gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve Rolling Stone UK Awards, e mbajtur në ambientet e Roundhouse në Camden të Londrës. Ajo u shfaq me flokë të gjatë të kuq dhe një stil më dramatik, ndërsa për këtë mbrëmje zgjodhi një fustan të kaltër elegant nga stilistja Rebecca Vallance, me dekolte të theksuar.
Ceremonia mblodhi emra të njohur të muzikës, filmit dhe televizionit britanik, ku në të njëjtën mbrëmje vëmendje mori edhe Ashley Roberts, e cila zgjodhi një fustan të kuq transparent të dekoruar me një motiv të ndërlikuar në formën e rrjetës së merimangës në ngjyrë argjendi.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar