Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Katërmbëdhjetë viktima nga zjarri në një ndërtesë të lartë në Kinë

Të paktën 14 persona humbën jetën dhe 38 të tjerë u dërguan në spital pas një zjarri në Kinën veriore.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Të paktën 14 persona kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri në një ndërtesë të lartë në Kinën veriore. Agjencia shtetërore e lajmeve Hsinhua, duke iu referuar autoriteteve vendore, njoftoi se ngjarja ka ndodhur në Taiyuan të provincës Shanxi, ndërsa 38 persona janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Shkaku i rënies së zjarrit fillimisht nuk dihej.

Katërmbëdhjetë viktima nga zjarri në një ndërtesë të lartë në Kinë
Foto: abcnews.al

Ky incident pason raste të ngjashme më parë, ku në muajin mars tre persona humbën jetën në një zjarr në të njëjtin qytet. Vitin e kaluar, një tragjedi me zjarr në Hong Kong shkaktoi vdekjen e 168 personave, ngjarje kjo që shtyu autoritetet të urdhëronin inspektime sigurie për ndërtesat e larta në mbarë vendin.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Stacioni i autobusëve, Prishtinë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme