Vazhdo leximin
e diel, 11 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Sport Diaspora

Kastriot Imeri debuton me fitore në Bundesligë me Union Berlinin

Mesfushori Kastriot Imeri ka debutuar me fitore në Bundesligë, duke i sjellë suksesin e parë të edicionit skuadrës së Union Berlinit.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Kastriot Imeri debuton me fitore në Bundesligë me Union Berlinin

Mesfushori Kastriot Imeri ka pritur disa javë për debutim në Bundesligë dhe ka sjellë fat për Union Berlinin. Skuadra e tij ka shënuar fitoren e parë të edicionit në Bundesligë, duke triumfuar 1:0 në shtëpi ndaj Elversbergut në ndeshjen që i takoi xhiros së pestë të elitës gjermane. Imeri luajti deri në minutën e 58-të të takimit.

Ai u transferua te Union Berlini nga Young Boysi zviceran, ndërsa gjithë karrierën e deritashme e ka zhvilluar në Zvicër dhe përfaqësuesen helvetike e ka një paraqitje. Pas ndeshjes, ai u shpreh se fitorja ishte shumë e rëndësishme për ekipin dhe klubin, ndërsa debutimi në Bundesligë ishte një ëndërr e realizuar për të, sidomos duke siguruar tri pikët.

Facebook WhatsApp X
LIVE Pejton, Prishtinë 26 kamera →

Lexo edhe

Më shumë →