Fabricio Ravaneli vlerëson Edon Zhegrovën dhe e quan fenomen
Ish-lojtari i Juventusit ka thurur elozhe për sulmuesin shqiptar, duke deklaruar se ai ka potencialin të bëhet lojtari më i fortë i skuadrës.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Fabricio Ravaneli ka folur sërish me nota lëvizëse për Edon Zhegrovën. Në një intervistë dhënë për “Tuttosport”, ish-lojtari i Juventusit është shprehur se sulmuesi shqiptar është një fenomen dhe se ka aftësi për të bërë diferencën në fushën e lojës.
Sipas Ravanelit, nëse lojtari gjen vazhdimësi, ai mund të shndërrohet në futbollistin më të fortë të bardhezinjve. Ai ka shtuar gjithashtu se Zhegrova ka potencialin për të shënuar dhjetë gola.