Dogana kap mbi 10 mijë euro të padeklaruara në Vërmicë — konfiskon 25% të shumës
Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë zbuluar mjete monetare mbi kufirin ligjor
PRISHTINË — Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë zbuluar mjete monetare mbi kufirin ligjor prej 10,000 euro, të cilat nuk ishin deklaruar nga drejtuesi i një automjeti me targa vendore në hyrje të Republikës së Kosovës. Pas kontrollit të kryer bazuar në analizën e rrezikut, Dogana ka konfiskuar 25% të shumës së padeklaruar, ndërsa për pjesën tjetër është kërkuar dokumentacion që dëshmon origjinën e ligjshme të mjeteve.
Sipas burimit të Demokracisë, gjatë kontrolleve në Pikën e Kalimit Kufitar Vërmicë, zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë kryer një kontroll të detajuar të automjetit, me ç'rast janë gjetur mjete monetare në vlerë që tejkalon kufirin ligjor prej 10,000 euro, të cilat nuk ishin deklaruar pranë autoriteteve doganore.
Një burim i Sinjali thotë se një automjet me targa vendore është ndaluar për kontroll të detajuar nga zyrtarët doganorë, ndërsa sipas Doganës së Kosovës, automjeti ka tërhequr vëmendjen e zyrtarëve për shkak të mënyrës së hyrjes në pikën kufitare.
Burim: Demokracia, https://demokracia.com/kapen-10-mije-euro-te-padeklaruara-ne-vermice-konfiskohet-25-e-shumes/
— Redaksia ZHURMA