Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kulturë

Java e Modës në Milano zbulon tendencat vjeshtë-dimër 2018-2019

Sfilatat në Milano sjellin shkëlqim, temina, veshje fluorishente dhe kombinime ngjyrash për sezonin e ri.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Java e modës në Milano zbuloi tendencat e fundit vjeshtë-dimër 2018-2019. Veshjet e dizenjuara nga stilistët më në zë këtë vit sjellin në trend shkëlqimin, ku dominojnë teminat, veshjet fluorishente apo kombinimi me shumë ngjyra.

Java e Modës në Milano zbulon tendencat vjeshtë-dimër 2018-2019
Foto: ekonomiaonline.com

Disa nga trendet e prezantuara nga sfilatat e stilistëve të modës në Milano përfshijnë: pantallonat e shkurtra me ose pa xhepa; veshjet me dizajn ose print të lëkurës së kafshëve; veshjet bust, pra me shpatullat jashtë si Versace, Valentino; kristali dhe shkëlqimi si kryefjalë e modës në dimrin e ardhshëm; folk, veshje me dizajn apo stampime folklorike të origjinës së largët; veshjet fluorishente; thekët në ngjyrat bardhezi nga Givenchy; e verdha, nga nuanca e shafranit në të verdhën e artë, si ngjyra e dimrit sipas Bottega Veneta e Louis Vuitton; veshjet hibride; teminat; dhe veshjet mikse me kombinime të forta ngjyrash.

Propozohet përdorimi i ngjyrës kadife në një xhaketë të thjeshtë ose në kostum dhe këpucë. Këto trende janë prezantuar nga shtëpitë e modës si Vogue, Prada, Donatella Versace apo Dolce & Gabbana.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Ulpianë, Prishtinë 23 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme