Ivan Kruzliak do të gjykojë ndeshjen Kosovë - Izrael
UEFA cakton gjyqtarët për përballjen e Ligës së Kombeve mes Kosovës dhe Izraelit në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim
Sllovaku Ivan Kruzliak do të jetë gjyqtar kryesor në ndeshjen e Ligës së Kombeve ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, e cila do të zhvillohet të shtunën në ora 15:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”. Përfaqësuesja e Izraelit vjen në këtë përballje në Prishtinë me mungesa në përbërje, ndërsa “Dardanët” do të kërkojnë një tjetër rezultat pozitiv.
Në detyrat e gjyqtarit kryesor, Kruzliak do të ndihmohet nga bashkëkombësit e tij Branislav Hancko dhe Jan Pozor si anësorë, kurse gjyqtar i katërt është caktuar Peter Kralović. Përgjegjës për sistemin VAR do të jetë skocezi Andrew Dallas, ndërsa ndihmës i tij do të shërbejë sllovaku Martin Dohal.