Zhurma Press E Martë · 08 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 21:27 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 19:00 · Mbrëmja
ZHURMA
Sport KOS

Alain Giresse rikthehet te Gaboni si drejtor teknik

Giresse udhëhoqi Kosovën prej shkurtit të vitit 2022 deri në qershor të vitit 2023

Redaksia ZHURMA 01:42 1 min lexim
Alain Giresse rikthehet te Gaboni si drejtor teknik
FOTO · Foto: mustapha_ennaimi / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

PRISHTINË — Ish-përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Alain Giresse, do të kthehet në postin e Drejtorit Teknik te Përfaqësuesja e Gabonit. Ndërkohë, Sebastien Migne, që e udhëhoqi Haitin në Kupën e Botës, është emëruar përzgjedhës i "Panterave", ka shkruar "L’Equipe" të premten.

Për Giressen është rikthim te Gaboni, ku e nisi karrierën prej vitit 2006 deri në vitin 2010. "Kam lidhje të thella këtu. Më ka ndryshuar si person", ka theksuar Giresse. Giresse si futbollist ka qenë i vlerësuar lartë, ndërsa ka luajtur për Francën.

Në vitin 1982, e zuri vendin e dytë në garën për çmimin "Topi i Artë", prapa Paolo Rossit. 73-vjeçari Giresse e udhëhoqi Kosovën prej shkurtit të vitit 2022, deri në qershor të vitit 2023. Në 14 ndeshje në krye të "Dardanëve", Giresse i pati katër fitore, gjashtë barazime dhe katër humbje. Burim: Koha.net, https://www.koha.net/futboll/ish-selektori-i-kosoves-gjen-pune-te-gaboni
— Redaksia ZHURMA

Komentet