Vazhdo leximin
e diel, 11 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Sport Diaspora

Ipswich Town afron dy lojtarë, zbehen shpresat e Anis Mehmetit

Ipswich Town po afron dy lojtarë të rinj në merkaton verore, duke ulur mundësitë e Anis Mehmetit për Premier League.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Foto: albeu.com / albeu.com
Foto: Foto: albeu.com / albeu.com

Ipswich Town ka ndezur motorët në ditët e fundit të merkatos verore dhe është çështje kohe zyrtarizimi i mesfushorit qendror Exequiel Palacios nga Bayer Leverkusen dhe sulmuesit Tammy Abraham prej Aston Villa.

Këto lëvizje pakësojnë ndjeshëm mundësitë e Anis Mehmetit për të luajtur një rol të rëndësishëm te Ipswich Town. Mesfushori mund të largohet gjatë kësaj merkatoje, ndërsa për të kanë nisur të shfaqen disa alternativa.

Nëse Ipswich Town vendos ta largojë, 25-vjeçarit do t'i ndërpritej ëndrra për të debutuar dhe për të pasur vazhdimësi në Premier League. Mundësia për të luajtur në elitën angleze ishte arsyeja kryesore e largimit të tij nga Bristol City në Championship.

Facebook WhatsApp X
LIVE Brezovicë 26 kamera →

Lexo edhe

Më shumë →