IHMK njofton fundjavë me diell dhe temperaturë deri në 34°C
Temperaturat maksimalë 29–34°C; paralajmërimi për reshje me rrufe dhe stuhi lokale pasdite, këshilla për të moshuarit dhe fëmijët të shmangin aktivitetin e jashtëm në orët më të nxehta.
PRISHTINË — Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se fundjava do të karakterizohet nga mot kryesisht me diell dhe temperaturë të larta, me vlerë maksimale prej 29 deri në 34 gradë Celsius, ndërsa minimalet do të lëvizinë nga 12 në 18 gradë.
E shtunë, 8 gusht, moti do të jetë i nxehtë dhe me diell. Gjatë mesditës dhe pasdites pritet zhvillim i vranësirave konvektive në zona malore dhe lokalisht në ultësira, me reshje afatshkurtra shiu, shkarkesa rrufesh dhe erëra të përforcuara. Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1–9 m/s.
Edhe dielën, 9 gusht, do të mbetet kryesisht me diell dhe temperaturë të ngjashme. Në zona të izoluara pasdite mund të zhvillohen vranësira me reshje dhe stuhi afatshkurtra, ku temperaturat mund të pësojnë ulje të përkohshme.
AMMK paralajmëron se kushtet biometeorologjike janë të pafavorshme për shkak të temperaturave të larta dhe indeksit të lartë të rrezatimit ultraviolet. Personat me sëmundje kronike, të moshuarit dhe fëmijët këshillohen të kufizojnë qëndrimin dhe aktivitetet e jashtme gjatë orëve më të nxehta të ditës.
Mungesa e reshjeve të shpërndara në mënyrë të barabartë vazhdon të ulë lagështisinë e tokës; reshjet lokale nuk priten të sjellin përmirësim të ndjeshëm të bilancit ujor për kulturat bujqësore. Fermerët këshillohen të vazhdojnë ujitjen sipas nevojave dhe të planifikojnë punimet agroteknike jashtë periudhave me temperaturë maksimale.
Burim: Gazeta Blic
— Redaksia ZHURMA




