Zhurma Press E Diel · 23 Gusht 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 08:47 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
08:41 19 vjet nga vdekja e Faruk Begollit, në kujtim të tij mbahen ditët e filmit08:41 Hoxha: Marshimi i 12 shtatorit do të jetë masiv, liria s’burgoset08:23 Shtojca për Kulturë e KOHËS Ditore publikon tekstet e 23 gushtit08:10 SHBA ndan 6.3 milionë dollarë për automjete të blinduara për Kosovën dhe Shqipërinë08:00 Partizani nis sezonin me barazim07:53 Dua Lipa mbush 31 vjeç, postimi i saj para festës bëhet viral07:48 Kamionët mbi 20 tonë ndalohen të dielën në autoudhë nga ora 11:0007:34 Ministri Hoti: Banimi social është politikë për mirëqëni dhe dinjitet07:28 Stafa: SPAK të hetojë pasuritë e pushtetarëve, duhet vetting i politikanëve07:18 Shtrenjtohen preparatet kundër mushkonjave, qytetarët kërkojnë reagim më të shpejtë
Edicioni 07:00 · Mëngjesi
ZHURMA
Jetesa MKD

Pse po vazhdojnë investimet për komunat dhe menaxhimin e mbeturinave?

Muhamed Hoxha njoftoi se tashmë është siguruar mekanizmi dhe pajisjet komunale për komunat

Redaksia ZHURMA 16:52 Përditësuar 18:09 1 min lexim
Pse po vazhdojnë investimet për komunat dhe menaxhimin e mbeturinave?
FOTO · Ilustrim · Balkan Fires, Earth from Aqua (EOS PM-1) (2007-07-25) (Public domain) / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

— SHKUP Ministri i Mjedisit Jetësor, Muhamed Hoxha, njoftoi se po vazhdojnë investimet për përmirësimin e menaxhimit të mbeturinave dhe luftën kundër ndotjes së ajrit. Sipas tij, tashmë është siguruar mekanizmi dhe pajisjet komunale për komunat, ndërsa paralelisht po përgatiten procedurat për ndërtimin e qendrave rajonale për menaxhimin e mbeturinave. “Tani më është siguruar pajisja më e rëndësishme për komunat, mekanizëm dhe pajisje komunale, paralelisht përgatitet dokumentacioni për thirrjet për ndërtimin e qendrave rajonale në Rusino, në Novaci, ndërsa në Sveti Nikollë është në fund dhe pritet të fillojë ndërtimi i së njëjtës. Gjithashtu bëhet edhe përgatitja për shpalljen e dokumentacionit lidhur me furnizimet sa u përket stacioneve të ngarkimit”, theksoi Muhamed Hoxha – ministër i Ambientit Jetësor.

Ligji i ri për kontrollin e emetimeve industriale do të hyjë në fuqi në shtator të vitit 2027 dhe ministria tashmë ka nisur përgatitjet për zbatimin e tij. “Një ndër hapat kryesor kundër ndotjes së ajrit është miratimi i ligjit të ri për kontrollin e misioneve industriale me të cilin vendosen standarde më të rrepta dhe përgjegjësi më e madhe në sektorin industrial. Ligji hyn në fuqi në vitin 2027 përkatësisht në muajin shtator, në ndërkohë po punojmë intensivisht si ministri për krijimin e kushteve për zbatimin e tij me kohë dhe efikasitet”, theksoi Hoxha.

Ministri tha se për dy vite kanë filluar 300 projekte infrastrukturore dhe tani më është siguruar pajisja më e rëndësishme për komunat, mekanizëm dhe pajisje komunale. Lajmi u publikua nga Salije Sadiku më 06/07/2026 në orën 15:47 në rubriken Maqedoni.

Burim: TV21, https://tv21.tv/hoxha-investime-per-komunat-dhe-menaxhimin-e-mbeturinave-ligj-i-ri-kunder-ndotjes-ne-fuqi-ne-2027/

— Redaksia ZHURMA

Komentet