Vazhdo leximin
⌕ ☆
Politikë

Homazhe në Durrës për Ditën e Çlirimit, Dila Lasku: E mori plumbi në kokë

Ceremonia përkujtimore në Durrës u mbajt pavarësisht rikonstruksionit të mauzoleumit.

Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim

DURRËS — Mauzoleumi i Dëshmorëve në Durrës vazhdon të jetë në proces rikonstruksioni, por kjo nuk e pengoi mbajtjen e ceremonisë përkujtimore për Ditën e Çlirimit, ku familjarë të dëshmorëve dhe përfaqësues të institucioneve zhvilluan homazhe simbolike në nderim të të rënëve.

Homazhe në Durrës për Ditën e Çlirimit, Dila Lasku: E mori plumbi në kokë
Foto: top-channel.tv

Në këtë ngjarje morën pjesë drejtues të Prefekturës, pushtetit vendor dhe deputetë, së bashku me familjarë të dëshmorëve të luftës dhe të efektivëve të rënë në krye të detyrës. Mes tyre ishte e pranishme 80-vjeçarja Dila Lasku, e cila kis udhëtuar nga Maminasi për të kujtuar të birin, Arben Laskun, 26-vjeçarin që humbi jetën gjatë trazirave të vitit 1997. Dila Lasku u shpreh se «E kanë vra në Laç të Vaut të Dejës. E mori plumbin në kokë, ndërsa shokët e vet u plagosën po shpëtuan. Ka ardhur banda nga Puka dhe ka qëlluar mbi policinë».

Për shkak të punimeve që po zhvillohen në mauzole, ajo u largua me pengun se nuk mundi të vendoste lule pranë pllakës përkujtimore të të birit. Ajo deklaroi se «Nuk e vizitova dot. Erdha këtu dhe 80 vjeçe sot e pata mall me shkuar te çuni im sot». Për sa kohë punimet e rikonstruksionit nuk kanë përfunduar, familjarëve u duhet të presin për t'u kthyer pranë vendit ku prehen të dashurit e tyre.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Pejton, Prishtinë 24 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme