Anulohet seanca plenare e Kuvendit në ditën e tretë të protestës
Deputetet largohen nga Kuvendi ndersa gjimnazistet dhe studentet grumbullohen per proteste pas tensioneve.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Seanca plenare e Kuvendit, e cila pritej të niste, është anuluar; anulimi u njoftua një orë para nisjes së saj, ndërsa studentët kishin paralajmëruar se do të protestonin para Kuvendit. Deputetët janë larguar nga ambientet e Kuvendit, ndërkohë që forca të shumta policie ndodhen në terren.
Protesta studentore hyn në ditën e tretë, e shoqëruar me bojkotimin e mësimit në gjimnaze dhe fakultete në Tiranë dhe në qytete të tjera të vendit, pas protestës së dhunshme të një dite më parë ku pati përplasje, zjarre dhe dëme materiale në rrugë, institucione e biznese.