Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Shoqëri

Pse u helmuan rreth 30 persona nga ushqimi në 'Sach Pizza'?

Prokuroria thotë se po ndëmerren veprimet hetimore për helmimin e rreth 30 personave nga ushqimi në restorantin e Prishtinës

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 2 min lexim

Rreth 30 persona kërkuan mbrëmë ndihmë mjekësorë në Qendrat e Mjekësisë Familjare e më pas në QKUK, pasi dyshohet se u helmuan nga ushqimi që iu servua në një prej restoranteve të Prishtinës, e që është 'Sach Pizza'. 20 prej qytetarëve të cilët kërkuan ndihmë mjekësorë janë dërguar më pas në Klinikën Infektive, teksa të tjerë morën trajtim mjekësorë në Qendrat e Mjekësisë Familjare të Kryeqytetit.

Pse u helmuan rreth 30 persona nga ushqimi në 'Sach Pizza'?
Foto: Ilustrim · Flickr - DFID - A female doctor with the International Medical Corps examines a young boy at a mobile health clinic in Pakistan (CC BY 2.0) / Wikimedia Commons

Prokuroria thotë se po ndëmerren veprimet hetimore për helmimin e rreth 30 personave nga ushqimi në 'Sach Pizza'. Prokuroria veçse ka pranuar informacione lidhur me helmimin e disa personave, dhe prokurori i shtetit është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me këtë rast.

Sipas Telegrafit, 20 persona dyshohet se u helmuan si rezultat i ushqimit që iu servua në një prej restoranteve të Prishtinës, e që është 'Sach Pizza'. Në lidhje me këtë rat që ngjalli reagime të shumta është deklaruar edhe Prokuroria e Prishtinës.

Në një përgjigje të dhëna për lajmi.net, nga zëdhënësja e prokurorisë Kaltrina Shala u tha se Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka pranuar informacione lidhur me helmimin e disa personave, dhe prokurori i shtetit është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me këtë rast.

Personat e helmuar janë trajtuar në QKUK dhe Qendrat e Mjekësisë Familjare. Prokuroria thotë se do të njoftoheni me kohë për çdo zhvillim rreth kësaj çështje.

Burim: Lajmi.net, https://lajmi.net/prokuroria-thote-se-po-ndemerren-veprimet-hetimore-per-helmimin-e-rreth-30-personave-nga-ushqimi-ne-sach-pizza/
— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Veternik Prishtinë 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme