Haxhiu: S’pres ndryshime pozitive në arsim nga ministri Çeku
Deputetja e Aleancës shpreh skepticizëm për ministrin e ri dhe ngre shqetësimin për Ligjin e Arsimit të Lartë e tekstet shkollore.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Deputetja e Aleancës, Teuta Haxhiu, ka deklaruar se nuk pret ndryshime pozitive në sistemin arsimor nga ministri aktual, Hajrullah Çeku, duke përfshirë nivelin parauniversitar dhe atë të lartë. Ajo theksoi se Komisioni për Arsim ka zhvilluar takime me përfaqësues të institucioneve publike dhe private për të identifikuar problemet që kërkojnë ndërhyrje ligjore. Sipas saj, anëtarët e komisionit janë pajtuar për nevojën jetike të ndryshimit të Ligjit për Arsimin e Lartë, por ajo ka ngritur shqetësimin se miratimi i tij mund të varet nga votat e komunitetit serb. Haxhiu vlerësoi se mbetet detyrë e partisë në pushtet të bisedojë për këtë çështje, ndërsa kritikoi edhe ngarkesën administrative të mësimdhënësve lidhur me shpërndarjen, ruajtjen dhe kthimin e teksteve shkollore, duke paralajmëruar se përgjegjësia për dëmtimin apo moskthimin e librave u mbetet atyre.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar



