Haxhiu: Kurti, kryeministri më jetëgjatë në karrige e më jetëshkurtër në qeverisje
Gazetari Baton Haxhiu ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti gjatë një paraqitje televizive.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Gazetari Baton Haxhiu ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e cilësuar atë si udhëheqësin që ka qëndruar më gjatë në karrigen e kreut të ekzekutivit, por me rezultatet më të shkurtra në drejtimin e vendit. Gjatë një paraqitjeje në emisionin «Pressing» në T7, Haxhiu theksoi se kreu i qeverisjes nuk ka realizuar asnjë punë konkrete gjatë mandatit të tij.
«Kryeministri më jetëgjatë i ulur në karrigen e kryeministrit, por më jetëshkurtër në qeverisje, ky njeri nuk ka bërë asgjë. Nuk ke fjali që e përshkruan qeverisjen e tij», ka deklaruar Haxhiu.


