Vazhdo leximin
e mërkurë, 21 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Britaniku kërkon zbatimin e Ohrit për komunitetin serb

Këshilltare-ministre e Mbretërisë së Bashkuar pranë OKB-së kërkon njohjen e Kosovës dhe zbatimin e marrëveshjes së Ohrit për komunitetin serb.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Këshilltare-ministre e Mbretërisë së Bashkuar pranë OKB-së, Jennifer MacNaughtan, ka kërkuar nga shtetet anëtare të OKB-së ta njohin pavarësinë e Kosovës. Ajo e bëri këtë kërkesë në seancën ku po diskutohej raporti gjashtëmujor i UNMIK-ut për situatën në Kosovë.

Britaniku kërkon zbatimin e Ohrit për komunitetin serb
Foto: periskopi.com

MacNaughtan ka theksuar se Kosova dhe Serbia duhet t’i zbatojnë marrëveshjet e arritura ndërkombëtare, përfshirë atë të Ohrit në tërësi, duke i plotësuar zotimet e nenit 7 për të lejuar vetëmenaxhim për komunitetin serb. Ajo ka vënë në dukje veprime të Kosovës, veçanërisht në veri, dhe ka theksuar se kushtetuta e Kosovës ofron garanci për të drejtat e komunitetit serb.

Britaniku ka kërkuar qasje në arkivat serbe për të siguruar përparim në rastin e personave të zhdukur, duke theksuar se mbi 1500 persona nga të gjitha komunitetet mbeten të pagjetur, mbi 25 vjet pas konfliktit. Ajo ka thirrur Serbinë që ata që janë përgjegjës për sulmin e Banjskës dhe vrasjen e rreshterit Afrim Bunjaku të sillen para drejtësisë, duke përfshirë Radoiçiqin, i cili kërkohet nga Interpoli.

Përfaqësuesja britanike ka kërkuar gjithashtu mbylljen e misionit të UNMIK-ut.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Bregu i Diellit 1 Prishtinë 25 kamera →