Vazhdo leximin
e premte, 23 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Haxhiu: Dorëheqja e Hamzës lidhet me kërkesën për Specialen

Bekim Haxhiu vlerëson se largimi i Bedri Hamzës nga kreu i PDK-së erdhi pas mospajtimit për t'iu drejtuar presidentes për ligjin e Speciales.

Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka deklaruar se dorëheqja e Bedri Hamzës nga posti i kryetarit të kësaj partie lidhet drejtpërdrejt me vendimin për të kërkuar nga presidentja kthimin e ligjit për Dhomat e Specializuara në Kuvend. «Po shihet që edhe dorëheqja e kryetarit ka qenë mu për këtë, sigurisht që as ai nuk është pajtuar me këtë që me ju drejtua presidentes dhe e ka pa të nevojshme që ta zgjedh rrugën e tij në këtë moment», u shpreh Haxhiu në emisionin «InfoNata» në Tëvë1, duke shtuar se Bedriu nuk ka pranuar që kërkesa të adresohet te presidentja dhe ka hapur rrugë për të tjerët.

Haxhiu: Dorëheqja e Hamzës lidhet me kërkesën për Specialen
Foto: Wikimedia Commons

Presidentja Shiroka-Pula e ka kthyer ligjin për rishqyrtim pas kërkesës së partisë, ndërsa Përparim Gruda, udhëheqës i grupit punues për hartimin e këtij ligji, ka theksuar se nuk ka asnjë gabim në këtë dokument. Sipas Haxhiut, kauza për mbrojtjen e luftës së UÇK-së është më e madhe se çdo ambicie personale për të udhëhequr PDK-në, ndërsa ka vlerësuar se kryesia aktuale ka humbur besimin dhe ka nevojë për një udhëheqje të re.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Rrethi i Çagllavicës Prishtinë 25 kamera →