Vazhdo leximin
⌕ ☆
Politikë

Çfarë kërkon Haradinaj nga opozita?

Ish-kryeministri përjashtëson AAK-në nga qeveria Kurti dhe kërkon bashkim të opozitës për tejkalimin e pengesave.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

PRISHTINË — Ish-kryeministri Ramush Haradinaj tha në Pressing se AAK nuk do të jetë pjesë e Qeverisë Kurti. "Ne s'jemi të interesuar të bëhemi pjesë e Qeverisë Kurti, nuk ka AAK kësi ëndrrash", tha Haradinaj, duke shtuar se Kurti "ndoshta e do LDK-në vetëm si material për kontroll total".

Çfarë kërkon Haradinaj nga opozita?
Foto: Wikimedia Commons

Haradinaj kërkon që opozita të bëjë një marrëveshje mes vete dhe të tejkalojë pengesat. "Është më mirë që opozita të bëjë një marrëveshje mes vete… është mirë të tejkalohen disa pengesa, e di që nuk arrihet lehtë sepse edhe në opozitë njerëzit kanë ambicie", tha ai. AAK nuk vendos asnjë kusht për bashkimin e opozitës, duke përfshirë edhe postin e presidentit: "Jo asnjëherë".

Burim: Telegrafi
— Redaksia ZHURMA

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Qendra e Prizrenit 24 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme