Haradinaj: Kurti dha urdhër politik për dhunë ndaj protestuesve
Kryetari i deritanishëm i Aleancës akuzon kryeministrin dhe ministrin për ndërhyrjen e Policisë gjatë protestës së 5 tetorit në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Ramush Haradinaj ka drejtuar akuza të rënda ndaj kryeministrit Albin Kurti dhe ministrit të atëhershëm të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, duke pretenduar se ata dhanë urdhër politik për ndërhyrjen e Policisë. Gjatë një paraqitjeje televizive në emisionin «Debat Plus», ai deklaroi se ky vendim u mor një natë para skadimit të afatit për zgjedhjen e presidentit. Protesta e mbajtur më 5 tetor u organizua në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë.
Sipas Haradinajt, qytetarët që kërkuan zbatimin e ligjit u përballen me trajtim të dhunshëm nga ana e qeverisë. Protesta e zhvilluar jashtë objektit të Kuvendit të Kosovës u përshkallëzua pasi protestuesit hodhën mjete piroteknike, ndërsa forcat e rendit ndërhynë me gaz lotsjellës dhe ujë me presion. Haradinaj e cilësoi veprimin si sjellje të një sundimtari që u dha gaz lotsjellës e dajak atyre që kërkonin drejtësi.