Haradinaj kritikon pushtetin për shfaqjen e videos së UÇK-së në Kuvend
Deputeti i Aleancës akuzon Qeverinë dhe Lëvizjen Vetëvendosje për hipokrizi ndaj veteranëve të luftës.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim
Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka shprehur kritika të ashpra ndaj Qeverisë dhe Lëvizjes Vetëvendosje, duke i akuzuar për hipokrizi në raport me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe veteranët e luftës. Reagimi i tij ka ardhur pas shfaqjes në Kuvend të një videoje të daljes publike të UÇK-së, ndërkohë që, sipas tij, veteranët janë lënë në mjerim dhe gjendje të rëndë ekonomike.
Haradinaj ka deklaruar se pushteti, në bashkëpunim me Listën Serbe, i ka përjashtuar veteranët e UÇK-së nga paga minimale. «Edhe sot e pamë edhe e vërtetuam një tallava, patriotike. Pra, në Kuvend u shfaq videoja e daljes publike të UÇK-së, nga ata që bashkë me Listën Serbe i kanë përjashtuar veteranët e UÇK-së nga paga minimale», ka theksuar ai, duke i cilësuar veprimet e pushtetit si mashtrim dhe pafytyrësi ndaj qytetarëve.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar


