Vazhdo leximin
e mërkurë, 14 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Hapet konkursi për Avokatin e Popullit me kërkesë të kryetares së Kuvendit

Komisioni për të Drejtat e Njeriut ka shpallur konkursin për Avokatin e Popullit pas kërkesës së kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore dhe Peticione ka shpallur konkursin për Avokatin e Popullit, me kërkesë të kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu. Pro shpalljes së këtij konkursi votuan shtatë anëtarët e këtij komisioni.

Hapet konkursi për Avokatin e Popullit me kërkesë të kryetares së Kuvendit
Foto: albeu.com

Gjatë mbledhjes, deputetja e Vetëvendosjes, Adelina Tërshani, ngriti si çështje vrasjet e fundit, me theks të veçantë vrasjet e grave. Ajo u bëri thirrje institucioneve të zbatimit të ligjit që të mos mjaftohen vetëm me reagimin pas rasteve të caktuara, por të angazhohen në parandalimin e tyre.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Pejton, Prishtinë 25 kamera →