Hamza: Rritja ekonomike prej 3.8 për qind është e pamjaftueshme
Deputeti i PDK-së flet për sfidat e ekonomisë dhe inflacionin në seancën e Kuvendit.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, gjatë diskutimit në seancën e Kuvendit të Kosovës ku po shqyrtohet projektbuxheti për vitin 2027, ka shtuar se norma e rritjes ekonomike prej 3.8 për qind është e pamjaftueshme për t'i adresuar sfidat e ekonomisë. Sipas tij, Kosova ka normën më të lartë të inflacionit në krahasim me vendet e rajonit, ndërsa u ndal edhe te deficiti i lartë tregtar dhe përkeqësimi i deficitit të llogarisë rrjedhëse.
Hamza theksoi se kreditë janë shtrenjtuar dhe normat e interesit janë rritur në 6.9%, ndërsa struktura e kërkesës ka ndryshuar pasi tashmë dominojnë kreditë për ekonomitë familjare. Ai gjithashtu u shpreh se të dhënat zyrtare tregojnë rënie të importeve në vëllim, duke shtuar se standardi i jetesës së qytetarëve po përkeqësohet.