Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Hamiti: Shkolla e obligueshme për shoferët me kundërvajtje të shpeshta

Përballë 93 viktimave në trafik për dhjetë muaj, eksperti kërkon riaftësim të detyrueshëm para qarkullimit.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Gjatë periudhës janar-tetor të këtij viti, statistikat e Policisë dëshmojnë se në komunikacion kanë humbur jetën 93 persona, ndërsa janë shënuar gjithsej 18 mijë e 338 aksidente, prej të cilave 7 mijë e 337 kanë përfunduar me lëndime dhe 88 me fatalitet. Përballë këtij bilanci, eksperti i komunikacionit Lavdim Hamiti kërkon masa më të rrepta ndaj atyre që përsërisin shkeljet. «Duhet të jetë një shkollë riaftësimi e obligueshme, për personat që kanë kundërvajtje të shpeshta apo të shumta, që të jetë i obligueshëm të vijë në atë shkollim për riaftësim dhe pastaj të ketë të drejtën të qarkullojë në komunikacion», tha ai. Krahas kësaj, me afrimin e datës 15 nëntor dhe detyrimit ligjor për pajisje dimërore, Hamiti u bën thirrje drejtuesve të automjeteve që të përgatiten për kushtet atmosferike, ndërsa kërkon nga institucionet përgjegjësi më të madhe në mirëmbajtjen e rrugëve gjatë stinës së dimrit.

Hamiti: Shkolla e obligueshme për shoferët me kundërvajtje të shpeshta
Foto: insajderi.org

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Rrethi i arabëve Prishtinë 24 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme