Zhurma Press E Mërkurë · 16 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 09:37 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 07:00 · Mëngjesi
ZHURMA
Kronikë e zezë MKD

Hakohet Enti i Revizionit — nisen emaile mashtruese në emër të drejtorit

Mesazhe mashtruese dërgohen nga adresa zyrtare elektronike e drejtorit

Redaksia ZHURMA 21:13 Përditësuar 22:25 1 min lexim
Hakohet Enti i Revizionit — nisen emaile mashtruese në emër të drejtorit
FOTO · Ilustrim · Piaggio Beverly of the Macedonian Police (CC BY-SA 4.0) / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

SHKUP — Enti Shtetëror për Revizion njoftoi se serveri i tij ka qenë objekt i një sulmi kibernetik, gjatë të cilit nga adresa zyrtare elektronike e drejtorit Maksim Acevski po dërgohen mesazhe fishing, përkatësisht mesazhe mashtruese.

Sipas njoftimit, mesazhet e dyshimta u janë dërguar marrësve në mbarë Maqedoninë e Veriut, por edhe bashkëpunëtorëve ndërkombëtarë të institucionit. Nga Enti u bëjnë thirrje qytetarëve dhe institucioneve të mos i hapin këto mesazhe dhe të mos klikojnë në lidhjet (linket) që ato përmbajnë.

Burim: Telegrafi — Redaksia ZHURMA

Komentet