Zhurma Press E Enjte · 27 Gusht 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 09:40 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
09:38 Vlorë, burri godet bashkëshorten me mjet prerës dhe shoqërohet09:34 Njësia A3 e KEK-ut rikthehet në operim09:29 DJ PM reagon ndaj spekulimeve për jetën private dhe lidhjen e re09:24 Drita kërkon kualifikimin evropian ndaj Inter Club D’Escaldes në Andorrë09:18 Italia synon rrobaqepëset shqiptare ndërsa në vend vijnë punonjës aziatikë09:14 Baraliu: E pafalshme mungesa e marrëveshjes për president09:08 Marrëveshja e Metës mund të nxisë llogaridhënien për fëmijët09:04 Bezos dhe Sanchez përfundojnë pushimet në Kroaci, largohen me avion privat08:59 Asamblistë nga Shtimja dhe Fushë Kosova i bashkohen protestës së PDK-së para Qeverisë08:54 Protestuesit kërkojnë arrestimin e Ramës para policisë së Tiranës
Edicioni 07:00 · Mëngjesi
ZHURMA
Jetesa RAJ

Çfarë e bëri Johann Georg von Hahn 'babain e albanologjisë'?

Në vitin 1854 ai botoi veprën tre-vëllimëshe 'Albanische Studien', duke sistemuar për herë të parë kulturën shqiptare para akademisë evropiane.

Redaksia ZHURMA 12:38 Përditësuar 17:40 1 min lexim
Çfarë e bëri Johann Georg von Hahn 'babain e albanologjisë'?
FOTO · Foto: Johann Georg von Hahn / Alois Auer / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

JANINË — Johann Georg von Hahn, diplomati austriak me origjinë gjermane, konsiderohet themelues i albanologjisë moderne falë veprimtarisë kërkimore dhe botimeve shkencore mbi historinë, gjuhën dhe kulturën shqiptare. I lindur më 11 korrik 1811 në Frankfurt, ai u njoh nga afër me shqiptarët gjatë qëndrimit të tij si konsull i Austrisë në Athinë dhe Janinë.

Fryt i kërkimeve të tij ishte botimi, në vitin 1854, i veprës monumentale Albanische Studien (Studime shqiptare), e përbërë nga tre vëllime. Në këtë vepër, Hahn trajtoi në mënyrë shkencore historinë, gjuhën, gjeografinë, mitologjinë dhe folklorin shqiptar, duke i prezantuar për herë të parë në mënyrë të sistemuar para botës akademike evropiane.

Në vitin 1863, Hahn ndërmori një ekspeditë në Shqipëri dhe Kosovë, gjatë së cilës mblodhi materiale të rëndësishme etnografike dhe historike. Ai realizoi edhe një koleksion prej rreth 50 fotografish, që sot përbëjnë një dëshmi të rrallë të jetës shqiptare në shekullin XIX.

Johann Georg von Hahn u nda nga jeta më 23 shtator 1869 në Vjenë. Trashëgimia e tij shkencore vazhdon të mbetet një pikë referimi në studimet shqiptare, ndërsa veprimtaria e tij kërkimore kontribuoi vendimtarisht në njohjen dhe vlerësimin e kulturës shqiptare në Evropë.

Burim: KultPlus
— Redaksia ZHURMA

Komentet