Amarildo Bakaj pranon sfidën në ring nga Drilon Rama
Boksieri Amarildo Bakaj ka pranuar përballjen në ring me Drilon Ramën pas kërkesës së këtij të fundit.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim
Amarildo Bakaj ka pranuar sfidën për t'u përballur në ring me Drilon Ramën, ndërsa përballja pret vetëm firmën e këtij të fundit për t'u zyrtarizuar. Boksieri shqiptar Bakaj e ka pranuar sfidën përmes një postimi në profilin e tij në Instagram, duke e shoqëruar me reagime dhe thumbime ndaj rivalit. Prej javësh, dy boksierët janë përfshirë në një rivalitet në distancë. Kërkesa për ndeshjen erdhi nga Rama, ndërsa Bakaj në fillim e shpërfilli ftesën pasi nuk dëshironte të ndeshej në ring me një shqiptar.
Në mesazhin e tij, Bakaj u shpreh se Rama e kërkoi vetë përballjen dhe tashmë duhet të bëjë gati çantat. Në fotografinë që shoqëronte reagimin, e krijuar me inteligjencën artificiale, Bakaj paraqitet si mbret duke mbajtur Drilon Ramën të lidhur me qafore, çka i ka dhënë edhe më shumë zjarr rivalitetit mes tyre.