Vazhdo leximin
⌕ ☆
Ekonomi

Guri: 34 mijë fermerë kanë marrë këstin e parë të subvencioneve

Skema kombëtare e subvencioneve parashikon pagesat deri më 31 dhjetor, ndërsa blegtoria kryeson me aplikimet.

Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim

Fermerët kanë nisur të marrin subvencionet e skemës kombëtare prej më shumë se një muaji, ku fondi total për këtë vit është 5.2 miliardë lekë. Paratë po shpërndahen në dy këste, ndërsa 70 për qind e fermerëve fitues kanë marrë deri tani 50 për qind të financimit nga qeveria. «Jemi në nivelin e 48 mijë fermerëve në total, nga të cilët 34 mijë kanë përfituar këstin e parë prej 50% të mbështetjes financiare», tha Fatmir Guri, zv.ministër i Bujqësisë, duke shtuar se procesi vijon gradualisht.

Guri: 34 mijë fermerë kanë marrë këstin e parë të subvencioneve
Foto: javanews.al

Sipas zv.ministrit Guri, disa fermerë ende nuk janë disbursuar pasi shqyrtimi i dosjeve kërkon më tepër kohë për shkak të analizimit dhe verifikimit. Ai theksoi se procesi i pagesave në llogaritë bankare do të përmbyllet deri më 31 dhjetor. Ndërkohë, zëri i blegtorisë mban numrin më të lartë të aplikimeve pas kritereve të reja për fermerët e vegjël, me një fond të dedikuar që arrin në rreth 4 miliardë lekë.

Skema e re u prit me debate për shkak të heqjes së naftës falas për bujqësinë, ndryshim që sipas ministrit erdhi pas 27 dëgjesave me fermerët. Nga ana e tyre, fermerët deklarojnë se ndërprerja e kësaj mbështetjeje ka nxjerrë në treg fruta dhe perime më të shtrenjta.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Vërmicë 23 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme